I zhdukur prej 8 ditësh, gjendet i pajetë 31-vjeçari në Tiranë

Nga A2 CNN
16 Gusht 2019, 21:15 | Kronikë
I zhdukur prej 8 ditësh, gjendet i pajetë 31-vjeçari në

Policia e Tiranës ka gjetur një trup të pajetë këtë të premte në rrugën e “Ullishtes”, në afërsi të Liqenit të Thatë.

Uniformat blu kanë bërë të ditur se viktima është shtetasi G. S., 31 vjeç, banues në Tiranë, i cili ishte  shpallur në kërkim nga Komisariati Nr 2 Tiranë më datë 08.08.2019, për largim nga banesa. 

Nga këqyrja paraprake në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune. Dyshohet se vdekja i ka ardhur nga shkaqe natyrale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos