Era e fortë dhe dallgëzimi i lartë në det të hapur ka krijuar vonesa në nisjen e trageteve si nga Porti i Durrësit dhe drejt porteve italiane(Ankona, Bari) dhe anasjelltas.
Tragetet kanë arritur të nisen në orët e para të ditës së sotme, ndryshe nga parashikimi për t’u nisur mbrëmjen e kaluar, si nga Ankona, Bari drejt Portit të Durrësit dhe anasjelltas.
Mbërritja e tyre po ashtu do të behet me disa orë vonesë, ndërsa anijet tregtare vijojnë normalisht përpunimin. (A2 Televizion)