Zjarr në tragetin e linjës Greqi-Itali, dy anije shqiptare në luftë me flakët

Nga A2 CNN
18 Shkurt 2022, 13:03 | Aktualitet
Zjarr në tragetin e linjës Greqi-Itali, dy anije shqiptare në

Dy anije të Forcës Detare shqiptare i janë bashkuar përpjekjeve për shuarjen zjarrit në tragetin e linjës Brindizi-Gumenicë, të përfshirë nga flakët mbrëmjen e djeshme në det.

Lajmin e ka dhënë ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi.

https://a2news.com/2022/02/18/zjarr-ne-tragetin-e-linjes-greqi-itali-evakuohen-288-persona/

“Fillimisht, zjarri ka rënë jashtë ujërave tona territoriale, por tashmë operacioni po kryhet në ujërat tona territoriale, 5 milje larg Porto Palermos. Në operacionin që po drejtohet nga pala greke janë angazhuar edhe anijet e forcës sonë Detare, Butrinti dhe ajo patrulluese R-117”, shkruan Peleshi në Facebook.

Sipas Rojes Bregdetare greke, dy persona janë ende në bordin e anijes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos