Pa investime dhe mbështetje, porti i peshkimit në Vlorë me punëtorë egjiptianë

Nga A2 CNN
18 Shkurt 2022, 11:13 | Aktualitet
Pa investime dhe mbështetje, porti i peshkimit në Vlorë me

I braktisur ndër vite nga investimet dhe subvencionet, tashmë porti i peshkimit në Vlorë, po braktiset edhe nga vlonjatët. Ata që po përpiqen ende të mbijetojnë me peshkimin, tregojnë vështirësitë që po hasin, që nga rritja e çmimit të karburanteve deri te mungesa e investimeve elementare për një port peshkimi.

Kjo ka bërë që një pjesë e mirë e punonjësve të anijeve të peshkimit të largohen dhe në vend të tyre tashmë kanë filluar të vijnë shtetas egjiptianë, të cilët po përshtaten edhe me gjuhën shqipe.

Zëvendësimi i punonjësve shqiptarë me ato të huaj, duket se tashmë do të jetë shpresa e vetme e sipërmarrësve, jo vetëm në peshkim, por edhe në biznese të tjera si ndërtimi apo fasoneria.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos