Zjarret e qëllimshme, shoqërohen në polici 4 persona

Nga A2 CNN
28 Korrik 2023, 22:11 | Kronikë
Zjarret e qëllimshme, shoqërohen në polici 4 persona

Policia ka shoqëruar ditën e sotme katër persona që dyshohet të jenë autorë të tre rasteve të zjarrvënies.

Më konkretisht, bëhet fjalë për një rast në Golem të Lushnjës, një në lagjen “Hajdaraj” në Lushnjë dhe një në Manzë të Durrësit.

Policia e Shtetit u ka bërë apel banorëve që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, pasi do të përballen me pasojat. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos