

















Banorët në Nea Aghialos të Greqisë janë detyruar që të largohen nga deti për t’iu shpëtuar flakëve.
Mediat lokale raportojnë se ata janë dërguar në grupe nga Mikrothebes dhe Nea Aghialos në drejtim të Almyros-it dhe Volosit.
Në media janë publikuar edhe foto të nënave me foshnjat në krah që hipin në varka nga zonat e rrezikuara. Të tjerë janë parë edhe me kafshë shtëpiake në krahë.
Efektivë të policisë po shkojnë derë më derë për t’u bërë thirrje qytetarëve që të largohen nga zona.
Kujtojmë se vatra e zjarrit në Magnesia vijon të jetë aktive në mënyrë të pakontrolluar , ndërsa pak para orës 18.00 të së enjtes ka pasur shpërthime të disa municioneve. Përhapja e flakëve po favorizohet nga erërat e forta. (A2 Televizion)