Zjarret në Kaliforni, faj i kompanisë energjitike? Guvernatori: Do të mbajnë përgjegjësi

Nga A2 CNN
26 Tetor 2019, 12:04 | Bota
Zjarret në Kaliforni, faj i kompanisë energjitike? Guvernatori: Do

Miliona qytetarë në Kaliforni përballen me mungesën e energjisë elektrike, ndërsa zjarrfikësit vazhdojnë betejën me flakët që kanë përfshirë shtetin.

KompaniaPacific Gas & Electric njoftoi se mund të ndërpresë energjinë për rreth 2 milionë njerëz në 36 konte, mes parashikimeve për erëra tejet të fuqishme, të cilat mund të dëmtojnë infrastrukturën e të shkaktojnë zjarre të reja.  

Parlajmërimi erdhi ndërsa kompania është vënë në shënjestër për rolin e saj të mundshëm në përhapjen e zjarreve. Një prej vatrave u krijua rreth 7 minuta pas dëmtimit të një prej linajve elektrike.

Guvernatori Gavin Newsom kritikoi kompaninë se nuk e kishte bërë siç duhet punën e saj, duke e fajësuar për keqmenaxhim: “Vite të tëra babëzie dhe keqmenaxhimi na sollën deri në këtë pikë. Ata nuk e kanë bërë punën e tyre siç duhet, por do të mbajnë përgjegjësi”.

Zjarret detyruan evakuimin e rreth 50 mijë personave nga banesat e tyre. Gjendja e emergjencës u shpall në Los Angeles dhe Sonoma. Departamenti i Zjarrfikëses e cilësoi situatën si kritike.    (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos