Zjarret në Shqipëri, moti po favorizon flakët, mungojnë reshjet e shiut

Nga A2 CNN
19 Korrik 2022, 16:53 | Aktualitet
Zjarret në Shqipëri, moti po favorizon flakët, mungojnë

Vatrat e zjarrit vijojnë të jenë aktive në territorin e Shqipërisë. Disa prej tyre edhe pse ishin shuar, janë riaktivizuar sërish. Ministria e Mbrojtjes në komunikimin e fundit bën me dije flakët janë nën kontroll teksa po punohet për shuarjen e çdo vatre.

“Forcat e emergjencave civile kanë mundur të fikin një pjesë të madhe të vatrave të zjarrit që u riaktivizuan. Është izoluar vatra në shpatin e malit, në kthesën e Balldrenit, në Lezhë, duke shmangur tërësisht rrezikun për banesat dhe bizneset në zonë. Po vijon puna për shuarjen e zjarrit në fshatin Lgjin në Orosh të bashkisë Mirditë, ku flakët po zhvillohen me intensitet të ulët. Pa rrezik për zonat e banuara është edhe situata në zonën e quajtur “Makaresh”, në zonën e Krastës në Krujë, si dhe në fshatin Bizë në Ishëm të Durrësit, ku po punohet pa ndërprerje për të shuar vatrat e zjarrit”.

Temperaturat e larta të motit po japin ndikimin e tyre në për hapjen e vatrave të zjarrit. Termometri në rritje dhe mungesa e reshjeve të shiut ndihmojnë flakët të avancojnë.

Më herët zjarret kërcënuan Jugun e vendit ku u nevojit ndihma e autoriteteve greke, të cilët bën shuarjen e zjarreve nga ajri me avionë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos