Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, përmes një postimi në rrjetet sociale, njofton se gjatë natës dhe orëve të para të mëngjesit janë vënë në kontroll të gjitha vatrat e zjarrit që paraqisnin një situatë më të rënduar në vendin tonë.
Sipas Peleshit, situate mbetet ende problematike në Karaburun, ku janë përqëndruar shumë Forca të Armatosura për fikjen e zjarrit si dhe është angazhuar një helikopter.
Peleshi falenderon të gjithë efektivët e Forcave të Armatosura dhe strukturave të tjera të mbrojtjes civile për angazhimin dhe sakrificën e treguar në këto ditë të nxehta. (A2 Televizion)