Zjarri djeg banesën në Astir

Nga A2 CNN
13 Qershor 2020, 21:22 | Kronikë
Zjarri djeg banesën në Astir

Një banesë është shkrumbur nga flakët mbrëmjen e së shtunës në zonën e Astirit në kryeqytet.

Banesa ku ka rënë zjarri ndodhet në katin e gjashtë të një pallati dhe ajo ka qenë e pabanuar prej disa muajsh. Si pasojë e flakëve ka vetëm disa dëme material dhe asnjë person të lënduar.

Shërbimet e zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit, ndërkohë që ka nisur dhe një hetim për të zbuluar shkaqet e tij. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos