Zjarri në Gjirokastër, prefekti i qarkut për A2: Presim ndërhyrjen nga ajri. Bashkëshortja e viktimës është nisur drejt Tiranës

Nga A2 CNN
3 Gusht 2021, 19:46 | Aktualitet
Zjarri në Gjirokastër, prefekti i qarkut për A2: Presim

Prefekti i qarkut të Gjirokastër, Odise Kote, foli në Ditarin e mbrëmjes në A2 për situatën e zjarreve në këtë qark, duke bërë të ditur se sipërfaqja e përfshirë nga flakët është shumë e madhe. Kote u shpreh se bashkëshortja e 60-vjeçarit që ndërroi jetë nga zjarri është nisur drejt Tiranës për ndihmë më të specializuar pasi ka pësuar djegie.

“Është përfshirë nga zjarri një territor prej rreth 5 kilometrash në vijë ajrore. Sipërfaqja ka qenë shumë e madhe. Janë mobilizuar të gjithë zjarrfikëset e qarkut Gjirokastër, pothuajse të gjithë kanë qenë në terren. Rreth orës 15:00 ka ndodhur një aksident, ku një 60-vjeçar ka humbur jetën, ndërsa bashkëshortja e tij ka marrë plagë si pasojë e djegieve. Ajo është shoqëruar me helikopter për në Tiranë”.

Prefekti i qarkut të Gjirokastër theksoi se aktualisht po pritet ndërhyrja nga ajri, pasi ka shumë vatra zjarri, ndërsa terreni është shumë i vështirë. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/08/03/lufta-me-flaket-ne-gjirokaster-asfiksohet-nje-ushtar-dergohet-ne-spital/
https://a2news.com/2021/08/03/zjarret-ne-gjirokaster-ndihme-ajrore-nga-gjermania-situata-e-veshtire-ne-tre-fshatra/
https://a2news.com/2021/08/03/situata-shume-e-veshtire-peleshi-thirrje-banoreve-dilni-sa-me-pare-nga-banesat/
https://a2news.com/2021/08/03/zjarret-ne-shqiperi-3-persona-perfundojne-ne-spital-ne-gjendje-te-rende/

A2 CNN Livestream

Latest Videos