
Tetë persona humbën jetën dhe shumë të tjerë mbetën të lënduar rëndë si pasojë e një zjarri që përfshiu një hotel të paligjshëm në kryeqytetin letonez të Rigës.
Zjarrfikësit shkuan me urgjencë në një apartament në katin e fundit të një ndërtese 6-katëshe në rrugën “Merkela” të qytetit në orët e para të mëngjesit të së mërkurës.
Të paktën 24 njerëz u evakuuan nga ndërtesa që digjej, me plagë në trup dhe probleme me frymëmarrjen.
Sipas kryetarit të bashkisë së Rigës, shumica e viktimave besohet të jenë turistë të huaj.
Kryebashkiaku Martins Stakis tha se apartamenti, i vendosur pranë stacionit kryesor hekurudhor, ishte brenda një ndërtese shtetërore dhe nuk kishte leje nga autoritetet për t'u përdorur si një hotel. (A2 Televizion)