Zjarri në Malin e Çikës, Prefekti i Vlorës: Na kanë premtuar helikopterin

Nga A2 CNN
14 Korrik 2022, 11:13 | Aktualitet
Zjarri në Malin e Çikës, Prefekti i Vlorës: Na kanë

Situata në malin e Çikës është relativisht e qetë, thotë Prefekti i Vlorës, Flamur Mamaj, pas ndërhyrjes që është bërë nga të gjitha strukturat.

“Jemi në terren, po menaxhojmë situatën. Një vatër zjarri e cila është në disa gropa të Malit të Çikës, kemi angazhuar rreth 40 forca të armatosura dhe ka mbetur vetëm një vatër e shkëputur në një terren shumë të thepisur i cili është i pamenxhueshëm me forca njerëzore”, tha Mamaj për A2 CNN.

“Jemi në kontakt me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile e cila na konfirmon që do të vijë një helikopter që do të bëjë të mundur eliminimin edhe të kësaj vatre. Është një zonë e izoluar dhe nuk përbën rrezik për Himarën, Dhërmiun dhe Borshin”. (A2 Televizion)

https://a2news.com/video/situate-e-rende-nga-zjarret-ne-cike-nderhyrja-e-veshtire/

A2 CNN Livestream

Latest Videos