Zjarri në qendrën tregtare, momenti kur Arjan Sala vrapon për të shpëtuar kolegët

Nga A2 CNN
29 Mars 2021, 11:51 | Kronikë
Zjarri në qendrën tregtare, momenti kur Arjan Sala vrapon për

Momenti kur Arjan Sala vrapon për të shpëtuar kolegët e tij është kapur nga kamerat e sigurisë së qendrës tregtare.

32-vjeçari, shef i sigurisë në qendrën tregtare, hyri në magazinën ku ra zjarri dhe pasi shpëtoi 25 persona, u bllokua mes flakëve dhe humbi jetën.

https://a2news.com/2021/03/27/gjendet-trupi-i-pajete-i-32-vjecarit-qe-shpetoi-punonjesit-nga-zjarri-ne-magazine/

Sot, ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, e ka shpallur Arjan Salën “Dëshmor të Atdheut”. Sala humbi jetën pak ditë më parë, në magazinat e qendrës tregtare Casa Italia, në përpjekje për të shpëtuar kolegët e tij.

Trupi i Salës mbeti i bllokuar për 3 ditë me radhë, pasi forcat zjarrfikëse nuk mund të ndërhynin për shkak të terrenit të vështirë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos