
Policia ka bërë të ditur se të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes së të dielës në Divjakë.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:50, në fshatin Ferras, ku dyshohet se një person ende i paidentifikuar ka qëlluar në ajër me armë zjarri.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje. Shërbimet e Policisë po krehin zonën me qëllim kapjen e personit që dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri. (A2 Televizion)