
Interpol Tirana bën me dije se ka ekstraduar nga Kroacia drejt vendit tonë shtetasin Xhino Aliço, i shpallur në kërkim nga drejtësia shqiptare.
28-vjeçari nga Lushnja është dënuar me 13 vite burg nga gjykata e këtij qyteti për vrasje në bashkëpunik, të mbetur në tentativë.
5 vite më parë, në lagjen “Skënder Libohova” të Lushnjës, Xhino Aliço në bashkëpunim me babain e tij, shtetasin A. Aliço, plagosën me thikë dhe sende të forta, shtetasin J. S., duke i shkaktuar atij dëmtime të rënda në trup dhe në kokë. (A2 Televizion)