
27 persona, pjesa më e madhe e të cilëve fëmijë, humbën jetën si pasojë e një zjarri që përfshiu një shkollë me konvikt në rrethinat e kryeqytetit liberian të Monrovisë.
Zjarri mendohet të ketë rënë në orët e para të mëngjesit, atëherë kur fëmijët ishin duke fjetur në konviktin e tyre që ndodhej pranë ndërtesës së xhamisë.
Sipas autoriteteve lokale, mendohet se shkak për zjarrin të ketë qenë një shkëndijë elektrike, por hetimet po vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Presidenti George Weah vizitoi shkollën e djegur dhe shprehu ngushëllimet për familjet e viktima. (A2 Televizion)