Zjarri “përpin” një baxho të tërë, ngordhin dhjetëra krerë lopë

Nga A2 CNN
13 Prill 2023, 16:23 | Bota

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në një baxho në shtetin amerikan të Teksasit, ku si pasojë e flakëve kanë ngordhur dhjetëra krerë lopë.

Më 11 prill, një shpërthim ndodhi në qumështoren “Southfork Dairy Farm” në qytetin e Dimmitt rreth orës 19:30 me orën lokale.

Ndërkohë, një punëtor i bllokuar në baxho nga zjarri i rënë pas shpërthimit është dërguar me plagë të rënda në spital.

Autoritetet thanë se shkaku i shpërthimit ende nuk është përcaktuar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos