“Nëse Ukraina mposhtet, Kina mund të sulmojë Tajvanin”

Nga A2 CNN
13 Prill 2023, 16:26 | Bota
“Nëse Ukraina mposhtet, Kina mund të sulmojë

Kryeministri polak Mateusz Morawiecki ka deklaruar sot se Kina mund të inkurajohet të pushtojë Tajvanin nëse Ukraina humbet luftën.

Morawiecki i bëri komentet ditën e sotme gjatë një eventi të Këshillit Atlantik në Uashington.

“Mos e dhëntë Zoti, nëse Ukraina dështon, nëse Ukraina mposhtet, ditën tjetër Kina mund të sulmojë Tajvanin,” tha ai.

Mateusz Morawiecki tha se ai sheh “shumë lidhje, shumë ndërvarësi" mes luftës dhe situatës në Tajvan.

Kujtojmë se Kina ka organizuar stërvitje intensive ushtarake rreth Tajvanit ditët e fundit, në përgjigje të takimit të Presidentit Tsai Ing-wen me kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Kevin McCarthy javën e kaluar.

Pekini e sheh ishullin e vetëqeverisur si të tijin, por Tajvani e ka bërë të qartë se nuk do të tërhiqet nga sovraniteti i tij. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos