Zvicra, shteti model Europian i organizuar në kantone, me rreth 9 milionë banore, 40% e të cilëve rezultojnë të huaj, është një prej rasteve për t'u marrë në analizë kur flasim për betejën me Covid-19. Mbi 2000 të infektuar, por nga viktima e parë e regjistruar në 5 mars, numri i humbjeve ka shkuar në 19 dhe targeti është mosha e vjetër dhe me sëmundje dytësore kronike kryesisht. Mjekja shqiptare Shqipe Gorani, e cila punon në një prej Poliklinikave Shkencore atje, tregon në Ditarin e orës 13:00 më tepër për betejën e madhe globale me pandeminë koronavirus dhe përpjekjet për gjegjen e një vaksine. (A2 Televizion)
Zvicra, model edhe në luftën kundër koronavirusit
