1307 - Konfederata zvicerane shpalli pavarësinë nga Austria. 1918 – Në Luftën e Parë Botërore, Perandoria Austro-Hungareze mposhtet nga Italia. 1922 – Arkeologu britanik Howard Carter dhe shokët e tij, zbulojnë hyrjen në varrin e Tutankhamen, në Luginën e Mbretërve në Egjipt. 1946 – U krijua në Paris UNESCO, Organizata e kombeve të bashkuara për edukimin, shkencën dhe kulturën. 1956 – Trupat sovjetike futen në Hungari për t’i dhënë fund Revolucionit Hungarez, që kishte filluar në 23 tetor. Mijëra persona vriten, shumë të tjerë plagosen dhe shumë të tjerë largohen nga vendi. 1972 – Lindi në Almada të Portugalisë Luis Figo, ish-futbollist i kombëtares portugeze. 1984 - U themelua kompania “Dell” Incorporated, kompani ndërkombëtare, me seli në Teksas. “Dell” zhvillon, prodhon, shet dhe mirëmban kompjuterët personal dhe produktet e tjera të ndërlidhura me kompjuterët. Që nga viti 2008 “Dell” ka të punësuar mbi 88,000 njerëz në mbarë botën. 2008 – Në zgjedhjet presidenciale të SHBA-ve, fiton Barack Obama, afrikano-amerikani i parë, i cili do të mbante këtë detyrë.
Kalendari historik, 4 nëntor. (A2 Televizion)