Zyrtare: Milani shkarkon trajnerin Giampaolo

Nga A2 CNN
8 Tetor 2019, 20:15 | Futboll
Zyrtare: Milani shkarkon trajnerin Giampaolo

Marco Giampaolo nuk është më trajneri i Milanit.

Lajmi u zyrtarizua mbrëmjen e së martës me anë të një komunikate nga klubi kuqezi, por tifozët e kishin të qartë që një ditë më parë se trajneri do të shkarkohej.

Aventura e Giampaolos me Milanin zgjati fare pak, vetëm 7 ndeshje në Serinë A, ku grumbulloi 9 pikë pas 3 fitoreve dhe 4 humbjeve.

Vendin e Marco Giampaolos do ta zërë Stefano Pioli, i cili pritet të firmosë nesër. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2019/10/08/interi-eshte-feja-ime-interisti-pioli-trajneri-i-ri-i-milanit/

A2 CNN Livestream

Latest Videos