Gjimshiti: I gatshëm të marr më shumë përgjegjësi, luajmë edhe për Elsin!

Nga A2 CNN
8 Tetor 2019, 14:04 | Futboll
Gjimshiti: I gatshëm të marr më shumë përgjegjësi,

Në konferencën e së martës për mediat, Berat Gjimshiti, i cili është kthyer në një nga shtyllat e mbrojtjes kuqezi në ndeshjet e fundit, është shprehur se Shqipëria ka shanse të mëdha në ndeshjen vendimtare ndaj Turqisë ditën e premte.

“Jemi para dy ndeshjeve mjaft të rëndësishme, sidomos e para ndaj Turqisë. Besoj se kemi shanse të vërteta, pasi edhe në ndeshjen e parë kemi bërë një ndeshje të mirë, por jemi ndëshkuar si pasojë e gabimeve individuale”, tha Gjimshiti.

Më tej, mbrojtësi i Atalanta-s, tha se në këto dy sfida ekipi do të luajë edhe për kapitenin Hysaj, i dëmtuar. “Për Hysajn më vjen shumë keq që është dëmtuar. Është një lojtar me eksperiencë dhe ishte edhe kapiteni. Do të luajmë edhe për Elsin. Jam i gatshëm të marrë përgjegjësi më të mëdha, kam disa vite që luaj edhe me kombëtaren”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos