
Sot ishte programuar të zhvillohej Çmimi i Madh i Holandës në Formula 1. Gara më prestigjoze e makinave do të kthehej në Zandvort pas 35 viteve mungesë, për herë të parë prej 1985-s.
Por, pandemia e koronavirusit të ri detyroi organizatorët ta shtynin eventin, i cili mund të zhvillohet me dyer të mbyllura ose të spostohet me një vit.
Gjithsesi, Red Bull vendosi ta nderojë Holandën, vendlindjen e Max Verstappen, duke realizuar një dokumentar në formën e guidës turistike, ku ylli i skuadrës piloton përkrah shokut të ekipit, Alexander Albon.
Me njëvendëshet e tyre RB7, dy pilotët shëtitën në dhjetë pika turistike. Itinerari i tyre nisi nga porti i Roterdamit, për të mbërritur në Zandvort, aty ku është edhe pista e garave. (A2 Televizion)