Zyrtarët rusë: Nga 1 maji Kherson do të përdorë rubla

Nga A2 CNN
28 Prill 2022, 07:21 | Bota
Zyrtarët rusë: Nga 1 maji Kherson do të përdorë rubla

Rajoni i Kherson në Ukrainën Jugore, të cilin Rusia pretendon se e ka pushtuar, do të kalojë në përdorimin e rublës nga 1 maji. Lajmi është raportuar nga mediat perëndimore, të cilat citojnë median shtetërore ruse Ria Novosti.

Nënkryetari i Administratës Civile-Ushtarake të rajonit, Kirill Stremousov, tha për agjencinë e lajmeve RIA-Novosti se periudha e tranzicionit do të zgjasë deri në katër muaj, gjatë së cilës do të qarkullojnë rubla ruse dhe hryvnia ukrainase. Pas kësaj periudhe, rajoni do të kalojë plotësisht në përdorimin e monedhës ruse. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos