Nuk ka marrëveshje për takimin Putin-Zelensky

Nga A2 CNN
27 Prill 2022, 18:58 | Bota
Nuk ka marrëveshje për takimin Putin-Zelensky

Ndihmësi i presidentit ukrainas, Mykhailo Podolyak deklaroi së fundmi se ende nuk është arritur një marrëveshje me palën ruse për organizimin e një takimi mes presidentëve Putin dhe Zelensky pavarësisht përpjekjeve të Turqisë për të ndërmjetësuar organizimin e tij.

Podolyak tërhoqi vëmendjen për rritjen e armiqësive në Ukrainën lindore dhe përpjekjet ruse për të shkatërruar plotësisht qytetin port të Mariupolit.

Më herët, ai tha se shpërthimet e regjistruara në tre provinca ruse në kufi me Ukrainën ishin karma dhe shpagim për pushtimin e vendit nga Rusia. Podolyak nuk e pranoi se Ukraina ishte përgjegjëse për incidentet.

“Herët a vonë borxhet do të duhet të shlyhen kur një vend vendos të sulmojë një vend tjetër”, shkroi ndihmësi i Zelensky. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos