
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur të caktojnë një fond prej 670 milionë dollarësh për të luftuar krizën ushqimore globale, e nxitur për shkak të konfliktit në Ukrainë.
Lajmi u dha së fundmi nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken përmes një deklarate për shtyp.
Fondi do të vijë nga Departamenti i Agrikulturës dhe Agjencia Amerikane për Zhvillimin ndërkombëtar USAID.
Nga e gjithë shifra, 282 milionë dollarë do të kenë destinacion 6 vende të Bririt të Afrikës, Etiopi, Kenia, Somal, Sudan dhe Jemen. (A2 Televizion)