"Interesi strategjik i Bashkimit Europian për rajonin e Ballkanit Perëndimor ka rënë".
Kështu u shpreh për “Deutsche Welle” sekretari i Shtetit në Ministrinë e Jashtme gjermane, Michael Ruth. Kjo, sipas tij, është shqetësuese, pasi stabiliteti dhe siguria e Unioni lidhet ngushtë me atë të Ballkanit Perëndimor.

Ruth mendon se është me rëndësi të rritet prania e Bashkimit Europian në rajon. Ballkani Perëndimor duhet gëzojë prioritet për të gjitha presidencat e radhës, ishin fjalët e Ruth, i cili shtoi më tej se pavarësisht mbingarkesës Blloku nuk duhet ta harrojë në asnjë moment rajonin. (A2 Televizion)