All - Scripts - 1
All - Scripts - 5
All - General - 1

1.7 milionë turistë, çmimet tërheqin të huajt, por bizneset nuk janë gati

Nga A2 CNN
25 Maj 2023, 17:43 | Ekonomi
1.7 milionë turistë, çmimet tërheqin të huajt, por
All - Paragraf - 1

Çmime të ulëta, plazhe të bukura dhe një kulturë e pasur. Këto janë arsyet që po tërheqin të huajt të vizitojnë Shqipërinë gjatë këtij viti. Vendi ynë është kthyer në një destinacion për pushimet verore, teksa promovimi në internet ka rritur ndjeshëm numrin e shtetasve të huaj. 

"Për Shqipërinë mësova nga eksperienca e një çifti gjerman në rrjetet sociale. Vumë re se ky shtet kishte natyrë të bukur, plazhe të bukura dhe shumë vende historike të cilat ne na pëlqejnë më shumë."

All - Paragraf - 3

1.7 milionë shtetas të huaj kanë vizituar vendin tonë për 4 mujorin e parë të vitit, sipas Institutit të Statistikave. Nëse ndalemi në muajin prill ky tregues rezulton me një rritje mbi 52% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke arritur në 614 mijë turistë.

"Kisha 3 vite pa ardhur në Shqipëri dhe shoh që është zhvilluar shumë. Tirana është kthyer në një qytet gjigand dhe modern."

"Më pëlqen shumë Tirana deri më tani është qyteti i vetëm që kam vizituar pas një sugjerimi nga punonjësit e mi në Maqedoninë e Veriut dhe mendoj se do të kthehem përsëri për të vizituar qytete të tjera."

Sipas ekspertit dhe tur operatorit, Ferjolt Ozuni, Shqipëria ka hyrë tashmë në tregun ndërkombëtar duke u kthyer në një prej destinacioneve më tërheqëse.

“Ndoshta ka ardhur koha që Shqipëria të jetë një vend atraktiv për të gjithë për disa arsye ku më kryesorja është fakti që ne kemi ofruar një set shërbimesh. Nëse vijojmë me këtë rritje do të kemi një impakt në ekonomi me një rritje prej 2%”, tha Ozuni.

All - Paragraf - 7

Për ekspertët e industrisë kjo shifër plotëson pritshmëritë, por 5 ditë larg çeljes zyrtare të sezonit turistik, mungesa e stafit shihet si një emergjencë. Ozuni thotë se bizneset janë të papërgatitura me punonjës për të përballuar këtë fluks.

“Problematika më e madhe që ne gjendemi është krahu i punës i specializuar. Që do të thotë kemi të papunë, kërkojmë punonjës, por kemi të papunë që si përshtaten kërkesave që ka tregu”, shtoi Ozuni

Rritja e numrit të destinacioneve ajrore për të akomoduar kërkesat e të huajve për të vizituar Shqipërinë, kanë ndikuar edhe në rritjen e vizitave të shtetasve shqiptarë jashtë territorit të vendit, me mbi 30% gjatë pjesës së parë të vitit. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 4

A2 CNN Livestream

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7

Latest Videos