Reforma e pensioneve: Vijojnë protestat e dhunshme në Paris, policia përgjigjet me gaz lotsjellës

Nga A2 CNN
23 Mars 2023, 17:03 | Bota

Kanë vijuar edhe ditën e sotme përplasjet mes protestuesve dhe policisë në Bulevardin Bonne Nouvelle në Paris.

Situata është shumë e tensionuar. Nuk prisnim që të dilte nga kontrolli kaq shpejt,” raporton një gazetare nga vendi i ngjarjes.

Të paktën 800 mijë persona janë mbledhur në kryeqytetin e Francës, numri më i lartë deri tani sipas raportimeve. Ndërkohë, ministria e Brendshme e vendit nuk ka publikuar ende shifra.

Kanali televiziv BFMTV raportoi sot se të paktën 350-400 persona, të gjithë të veshur me të zeza, me flakadanë në duar kanë sulmuar bizneset në zonë.

Nga ana tjetër, policia është duke u përgjigjur me gaz lotsjellës, megjithatë turma mesa duket është e pamenaxhueshme.

Ndërkohë, larg nga protestat nëpër Francë, presidenti Emmanuel Macron u është bashkuar liderëve të Bashkimit Europian në Bruksel për samitin e marsit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos