Tentuan t’i marrin veshkën një 21-vjeçari për vajzën e sëmurë, senatori dhe gruaja e tij në telashe

Nga A2 CNN
23 Mars 2023, 14:47 | Bota

Një politikan i pasur nigerian, gruaja e tij dhe një "ndërmjetës" mjekësor u shpallën sot të gjithë fajtorë për një komplot për marrjen e organeve që përfshinte një spital në Londër.

Në rastin e parë të këtij lloji në Mbretërinë e Bashkuar, senatori Ike Ekweremadu, 60 vjeç, gruaja e tij Beatrice, 56 vjeç dhe Dr. Obinna Obeta, 50 vjeç, u dënuan në "Old Bailey" për komplot për të shfrytëzuar një të ri nga Lagos për organin e trupit të tij.

Vajza e Ekweremadus, Sonia, 25 vjeç, e cila do të merrte një veshkë nga viktima e trafikimit, qau ndërsa u lirua nga e njëjta akuzë këtë mëngjes.

Pacienti, një tregtar rruge 21-vjeçar nga Lagos, u soll në Mbretërinë e Bashkuar vitin e kaluar për t'i siguruar një veshkë Sonias në një transplant privat prej 80,000 £ në Spitalin “Royal Free” në Londër.

Plani i komplotistëve ishte që viktima t'i siguronte një veshkë Sonias nga 2,400 deri në 7,000 paund dhe premtimi për punë në Mbretërinë e Bashkuar.

Por një konsulent që punonte në spitalin ku do të kryhej ndërhyrja, refuzoi të hiqte organin vital pasi procedura iu duke e dyshimtë dhe thirri policinë.

Thuhet se të pandehurit u përpoqën të bindin mjekët në Royal Free duke pretenduar se ai ishte kushëriri i Sonias, kur, në fakt, ata nuk kishin lidhje familjare.

Kur oferta e tyre e transplantit dështoi, familja e Sonia Ekweremadu, kaloi në Turqi dhe u përpoq të gjente më shumë donatorë të mundshëm. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/07/22/historia-e-burrit-qe-beri-transplant-te-dy-krahet-dua-te-perqafoj-gruan-dhe-nipat/
https://a2news.com/2022/12/27/ne-leeds-teaching-hospitals-10-vite-pas-transplantit-te-pare-te-dores-qe-shpetoi-nje-jete-njeriu/
https://a2news.com/2022/06/02/realizohet-transplanti-i-pare-i-veshit-i-printuar-3d-me-qeliza-njerezore/
https://a2news.com/2022/07/12/zemer-derri-te-njeriu-dy-paciente-e-kalojne-me-sukses-transplantin/

A2 CNN Livestream

Latest Videos