Kombëtarja e Marokut ka shkruar historinë në Botërorin “Katar 2022”, duke u bërë përfaqësuesja e parë afrikane që arrin në gjysmëfinalet e një Kupe Bote.
Në fotogalerinë e mësipërme do ju njohim me disa kuriozitete mbi skuadrën që sot përballet me Francën. (A2 Televizion)
Ndeshjen e parë zyrtare, Maroku e ka luajtur në 19 tetor 1957, kundër Irakut (3-3), në Liban. Kjo ndeshje ishte e vlefshme për Lojërat Panarabike. Fitorja më e thellë ka qenë ajo ndaj Arabisë Saudite, 13-1, në vitin 1961. Humbja më e thellë ka qenë 6-0 kundër Hungarisë, në Lojërat Olimpike 1964.Maroku ka luajtur për herë të parë në Botëror në vitin 1970, në Meksikë. Nuk e kaloi fazën e grupeve, pasi humbi ndaj Gjermanisë Federale 2-1 dhe ndaj Perusë 3-0. Luajti për herë të parë Kupën e Afrikës në vitin 1972, duke mos e kaluar grupin as në këtë kompeticion. 4 vite më vonë, u shpall kampion i Kupës së Afrikës për herë të parë dhe të fundit.Maroku u kthye në Botëror pas 16 vitesh, në “Meksikë 1986”. Fitoi ndeshjen e parë në Botëror në fazën e grupeve, 3-1 ndaj Portugalisë. Deri në këtë Botëror, kjo ishte qenë paraqitja më e mirë e Marokut në histori.Në Botërorin e vitit 1986, Maroku u bë vendi i parë afrikan që kalon në fazën e dytë të një Botërori. Në 1/8, humbi 1-0 ndaj Gjermanisë.Në vitet ’90 u kualifikua për në Botërorët “SHBA 1994” dhe “Francë 1998”, por nuk kaloi grupet në të dyja rastet.Në “Rusi 2018”, Maroku luajti Botërorin e tij të pestë, duke mos e kaluar as këtë herë fazën e grupeve.Maroku ka marrë pjesë në 6 Botërorë (1970, 1986, 1994, 1998, 2018 dhe 2022). Në Botërorin aktual, ka prekur gjysmëfinalet për herë të parë në histori.Mesatarja e moshës së kombëtares aktuale të Marokut është 26,6 vjeç. Maroku renditet në vendin e 22-të të renditjes së FIFA-s. Lojtari më i vlefshëm i ekipit është Achraf Hakimi, që vlerësohet rreth 65 milionë euro.Walid Regragui është trajneri që ka rindërtuar ekipin për vetëm 3 muaj. Ka lindur në Francë, por ka luajtur me Marokun.Maroku ndodhet në veri të Afrikës. Ka një popullsi prej 37,34 milionë banorësh (të dhënat e vitit 2021). Kryeqyteti i tij është Rabati, ndërsa Casablanca është qyteti me më shumë banorë.