Cristiano nis stërvitjen me klubin e vjetër

Nga A2 CNN
14 Dhjetor 2022, 16:17 | Futboll
Cristiano nis stërvitjen me klubin e vjetër

Menjëherë pas eliminimit të Portugalisë nga Botërori, Cristiano Ronaldo është drejtuar për në Evropë.

Aktualisht, ai është lojtar i lirë, pasi u shkëput nga Manchester United dhe për këtë arsye, për të qëndruar në formë gjatë kësaj periudhe, është kthyer në Madrid.

Sipas “AS”, portugezi po stërvitet në Valdebebas, qendrën stërvitore të Real Madrid, pasi mori leje personalisht te Presidenti i klubit madrilen, Florentino Perez.

Cristiano është stërvitur së bashku me djalin e tij. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos