10 Qershori festë kombëtare, pse Senati amerikan e miratoi sot me votë unanime

Nga A2 CNN
16 Qershor 2021, 19:11 | Aktualitet

Në 10 qershorin e vitit 1865, një gjeneral amerikan, Gordon Graigner, duke kaluar me ushtrinë e tij fitimtare, u shkëmbye me një komunitet skllevërish në Galveston të Teksasit, të frikësuar nga të panjohurat e luftës civile që po digjte atë kontinent.

Graigner i mblodhi dhe i deklaroi se nuk duhet të frikësoheshin, madje mund të fillonin të mendonin për një jetë të re, sepse lufta civile kishte mbaruar, dhe skllavëria ishte zhdukur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ajo ditë, edhe pse studiohet nga çdo nxënës amerikan, nuk ishte ngritur kurrë në rangun e një dite të shënuar, që festohet kudo në SHBA.  

Por dje Senati amerikan miratoi me votë unanime që data, e njohur si “Juneteenth” në SHBA, të jetë zyrtarisht festë kombëtare.

Propozimet e mëparshme kishin dështuar për qasjen opozitare të disa republikanëve, që nxirrnin pasoja ekonomike me shtimi në një dite feste. “t’i japësh nëpunësve shtetërorë një ditë pushimi më shumë do t’i kushtojë vendit 600 milionë dollarë, ishin fjalët  e pak muajve më parë të senatorit republikan të Uiskonsin, Ron Johnson.

Por me administratën Biden klima në këtë aspekt ka ndryshuar, edhe brenda vetë kampit republikan, dhe votimi i djeshëm, unanim, e tregon qartë.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos