
Dhjetë persona kanë humbur jetën nga koronavirusi në Kosovë, në 24 orët e fundit, çka e çon në 1272 numrin e personave që kanë humbur betejën me Covid-19 në vend që nga nisja e pandemisë.
Instituti i Shëndetësisë Publike në Kosovë bëri me dije se nga 841 testime janë konfirmuar 137 raste të reja ditore.
Numri total i rasteve pozitive shkon në 49306, prej të cilave 10879 raste janë ende aktive.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 382 pacientë, numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej, 37155. (A2 Televizion)