Kosova bëhet me investitorin e dytë strategjik për pasuritë nëntokësore

Nga A2 CNN
21 Dhjetor 2020, 11:29 | Kosova
Kosova bëhet me investitorin e dytë strategjik për pasuritë

Qeveria e Kosovës i ka dhënë sot statusin e Investitorit Strategjik subjektit investues "MOXICO LUMA KOSOVA MINING L.L.C”, me projektin investues “VICIANUM MINING PROJECT”.

Kapitali i investimit strategjik është për një periudhë 5-vjeçare dhe investimi do të realizohet në fshatrat Gumnishtë, Vllahi dhe Karaqë të komunave Mitrovicë dhe Vushtrri.

Me këtë rast, ministri i Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Vesel Krasniqi tha se grupi operacional në bashkëpunim me Agjencinë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë - KIESA ka bërë shqyrtimin dhe vlerësimin teknik dhe operacional të dokumentacionit të aplikimit të dosjeve.

Ai tha se grupi operacional dhe KIESA kanë konstatuar se subjekti aplikues ka prezantuar dokumentacionin komfor udhëzimit administrativ nr.15/2018, në funksion të plotësimit të formularit të aplikimit si investitor strategjik.

“Përfitimin e statusit të investitorit strategjik në periudhën afatmesme 2021-2025, ''MEXICO LUMA KOSOVA MINING.L.L.C.'', si investitor strategjik do të implementojë projektin si në vijim: projektin i cili në vete do të ngërthejë nxjerrje, studime të ndryshme të pasurive nëntokësore që gjenden në komunën e Vushtrrisë dhe të Mitrovicës, njëkohësisht projekti do të implikojë një numër të konsiderueshëm të ekspertëve vendorë dhe ndërkombëtar... ''MEXICO LUMA KOSOVA MINING.L.L.C.'' në vlerë prej 45 milionë e 80 mijë e 383 euro... do të përfshijë në vete edhe sistemin arsimor, një bashkëpunim të ngushtë do ta ketë edhe me Universitetin e Mitrovicës dhe komunat përkatëse. Faktor kyç i projektit është që shumica e lëndëve së përpunuara do të eksportohen, gjë që do të ngrejë edhe ekonominë e vendit dhe eksportin”, tha ai.

Pronat ku realizohet ky investim janë prona publike dhe private. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos