
Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani, pritet që sot të ftojë partitë politike për konsultim rreth datës së mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme. Kjo pas vendimit të Kushtetueses, se Qeveria Hoti është zgjedhur në mënyrë jo legjitime.
Pas konsultimit me subjektet politike, pritet të shpallet edhe data e zgjedhjeve, jo më larg se 40 ditë sipas nenit 95 të Kushtetutës së Kosovës.
Një ditë më parë, Gjykata Kushtetuese vendosi pro kërkesës së Lëvizjes Vetëvendosje rreth vlefshmërisë së votës së deputetit Ethem Arifi për zgjedhjen e Qeverisë Hoti, duke vendosur zyrtarisht që vendi të shkojë drejt zgjedhjeve të reja të parakohshme.
Në arsyetimin e vendimit të Kushtetueses konstatohet se deputetit Arifi ka qenë i dënuar me një vendim të formës së prerë, dhe për këtë arsye ai nuk mund të ishte kandidat për deputet dhe as të fitonte një mandat. (A2 Televizion)