Mbi 260 raste dhe 6 viktima nga koronavirusi në Kosovë

Nga A2 CNN
21 Dhjetor 2020, 15:29 | Kosova
Mbi 260 raste dhe 6 viktima nga koronavirusi në Kosovë

6 viktima dhe 264 raste të reja. Ky është bilanci i 24 orëve të fundit nga koronavirusi në Kosovë.

Krahasuar me ditën e djeshme, vihet re një ulje e numrit të fataliteteve, ndërsa vatra më e nxehtë në vend mbetet Prishtina me 93 raste.

Lajm i mirë është se, në 24 orët e fundit, janë shëruar 205 pacientë. Me shifrat e sotme, numri total i rasteve pozitive është mbi 49 mijë, prej të cilave mbi 11 mijë janë aktive. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos