
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë u bën thirrje të gjitha partive politike dhe institucioneve që të respektojnë vendimet e Gjykatës Kushtetuese.
Ambasada bën thirrje që qytetarët e Kosovës të kenë mundësinë të zgjedhin përfaqësuesit e tyre përmes zgjedhjeve të lira dhe të drejta.
“Shtetet e Bashkuara u bëjnë thirrje të gjitha partive politike dhe institucioneve në Kosovë të respektojnë vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe të sigurojnë që qytetarët e Kosovës të kenë mundësinë të zgjedhin përfaqësuesit e tyre përmes zgjedhjeve të lira, të drejta dhe paqësore”, thuhet në reagimin e ambasadës.
Kjo vjen pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për të shpallur të pavlefshme votën e deputetit Arifi për formimin e qeverisë, duke e çuar vendin drejt zgjedhjeve të parakohshme. (A2 Televizion)