
Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut raportoi se gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 3.283 testime dhe janë regjistruar 449 raste të reja me COVID-19.
Gjatë ditës së fundit janë shëruar 227 pacientë dhe kanë humbur jetën 10 të tjerë.
Që prej fillimit të pandemisë në Maqedoninë e Veriut janë diagnostifikuar me koronavirus 99.031 pacientë ku 3.047 kanë humbur jetën. Numri i rasteve aktive është 6.735 (A2 Televizion)