
Maqedonia e Veriut raportoi 19 viktima nga COVID-19 dhe 415 të infektuar të tjerë në 24 orët e fundit, por autoritetet njoftoi se 6 nga viktima kanë ndërruar jetë në dhjetor, por nuk ishte raportuar më herët në buletinet ditore.
Të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë bëjnë të ditur se gjatë ditës së fundit u kryen 2549 testime ndërsa 224 persona e fituan betejën me virusin.
Në Maqedoninë e Veriut deri më tani me COVID-19 janë diagnostikuar 98.584 persona dhe prej tyre 3.037 kanë humbur jetën, 89.022 janë shëruar, ndërsa raste aktive janë 6.525 persona. (A2 Televizion)