Trafikimi i sirianëve, arrestohet skafisti nga Vlora

Nga A2 CNN
20 Janar 2021, 09:56 | Kronikë
Trafikimi i sirianëve, arrestohet skafisti nga Vlora

Shkon në tre numri i personave të arrestuar në lidhje me tentativën për trafikim të klandestinëve sirianë, dy javë më parë.

Policia e Vlorës njoftoi se është arrestuar edhe skafisti Emiljano Likaj.

Dy javë me parë, Policia ka vënë në pranga 2 personat përgjegjës për strehimin e shtetasve të huaj emigrantë, përkatësisht pronarin e një hoteli në Tiranë dhe pronarin e një banese në fshatin Trevllazër, Vlorë. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/01/16/trafikimi-i-sirianeve-ndalohet-32-vjecari-qe-i-strehonte/

A2 CNN Livestream

Latest Videos