Rrjedhje gazi në një shkollë të Tiranës, 6 nxënës përfundojnë në spital

Nga A2 CNN
20 Janar 2021, 10:33 | Kronikë
Rrjedhje gazi në një shkollë të Tiranës, 6

Mëngjesin e sotëm, rreth orës 09:30, në shkollën "Qatar College", në rrugën “Don Bosko”, si pasojë e një rrjedhjeje gazi në sistemin e ngrohjes, 6 nxënës kanë përfunduar në spital.

Shkak, sipas burimeve, është bërë një bombol gazi që përdorej për ngrohjen e ujit të sistemit të ngrohjes në shkollë. Problemi është shfaqur në të gjithë ambientin e shkollës.

https://www.youtube.com/watch?v=nAOb6tGoaoM

Dyshohet që kjo bombol ka pasur rrjedhje, duke shkaktuar probleme në shëndetin e disa nxënësve.

Policia njofton se është bërë evakuimi i të gjithë nxënësve të shkollës, ndërsa nxënësit që kanë pasur nevojë për ndihmë mjekësore po trajtohen, pa rrezik për jetën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos