Një automjet ka përplasur një motoçikletë, në afërsi të fshatit Beltojë në aksin Shkodër – Kryebushat.
Për pasojë, drejtuesi i motoçikletës ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës dhe ka humbur jetën.
Ende nuk dihet identiteti i viktimës.
Shkodër/Informacion paraprak.
Më datë 19.01.2021, rreth orës 12:10, në aksin rrugor Shkodër - Bushat, në fshatin Beltojë, mjeti tip Benz, me drejtues shtetasin H. M. është përplasur me një motorçikletë ku si pasojë e përplasjes drejtuesi i motorçikletës, shtetasi L. L. 68 vjeç banues në fshatin Ashtë, Shkodër, ka ndërruar jetë
Veprimet po kryhen me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit. (A2 Televizion)