Jemi thuajse në 100 ditë luftë, që kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës, që ende vazhdon ta quajë “një operacion special ushtarak” dhe në 100 ditë, rendi e siguria globale duket se kanë ndryshuar rrënjësisht. Fillimisht u duk se lufta bëri bashkë botën, nga SHBA e Bashkimin Europian. Por a është sot bota më e sigurt? A janë sot shtetet më të bashkuara? Çfarë na mësoi lufta në Ukrainë? A i mori Perëndimi leksionet e mësimet? A duhej të humbnin jetën mijëra vetë, ushtarakë a civilë të thjeshtë, që bota të reagojë ndaj çdo kërcënimi, qoftë ai rus apo kinez? Të gjithë në këto 100 ditë luftë, jemi përqendruar tek ajo që ndodh në terren, tek humbjet e fitoret, tek qytetet e shkatërruara, që ndoshta nesër, me pak ndihmë do të rindërtohen por çfarë mësuam prej saj? Ish-diplomati Sokol Neçaj bën një analizë të këtyre 3 muajve invazion rus në Ukrainë. (A2 Televizion)
100 ditë luftë në Ukrainë, ish-diplomati Sokol Neçaj analizon lëvizjet e Putinit dhe të Perëndimit
