100 mijë lekë për t’i vendosur tritol fasonerisë në Fresk, në pranga porositësi dhe një 16-vjeçar

Nga A2 CNN
1 Qershor 2023, 09:46 | Kronikë
100 mijë lekë për t’i vendosur tritol fasonerisë

Policia ka bërë të ditur se ka arritur të zbardhë një ngjarje të ndodhur më 25 maj në zonën e Freskut në Tiranë, ku një sasi tritoli shpërtheu në portën e jashtme të një fasonerie.

Për fat të mirë, nga shpërthimi nuk pati persona të lënduar, ndërsa mësohet se janë vënë në pranga një 46-vjeçar dhe një 16-vjeçar si autor të ngjarjes.

Sipas policisë, dyshohet se 46-vjeçari e ka shtyrë 16-vjeçarin, duke i ofruar një shumë prej 100 000 lekë, për të vendosur sasisë e lëndës plasëse në fasonerinë në pronësi të shtetasit R. G.

Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur më datë 25.05.2023, në rrugën “Fadil Deliu”, ku shpërtheu një sasi lënde plasëse në portën e jashtme të një fasonerie.

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 4, operacioni policor i koduar "Explosion".

Identifikohen, kapen dhe vihen në pranga një 46-vjeçar dhe një 16-vjeçar. 

46-vjeçari dyshohet se ka shtyrë 16-vjeçarin, duke i ofruar një shumë parash, për vendosjen e sasisë së eksplozivit, nga shpërthimi i së cilës u shkaktuan vetëm dëme materiale.     

Sekuestrohen një biçikletë e përdorur nga 16-vjeçari, e dyshuar e vjedhur më parë, veshje që ai ka përdorur gjatë vendosjes së eksplozivit dhe një mekanizëm arme.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 5 dhe atë të Himarës, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur me datë 25.05.2023, në një fasoneri në rrugën "Fadil Deliu", bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar "Explosion". 

Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi i shtetasit E. A., 46 vjeç dhe i një shtetasi 16 vjeç.

Nga veprimet hetimore dhe provat e siguruara dyshohet se 46-vjeçari e ka shtytur 16-vjeçarin, duke i ofruar shumë 100 000 lekë të rinj, për të vendosur sasisë e lëndës plasëse në fasonerinë në pronësi të shtetasit R. G.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një biçikletë e përdorur nga 16-vjeçari, e dyshuar e vjedhur më parë, veshjet që ai ka përdorur gjatë vendosjes së eksplozivit, si dhe një mekanizëm shkrehës arme, e cila u gjet gjatë kontrollit të banesës së shtetasit E. A. 

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale. (A2 Televizion)

Njofton policia
https://a2news.com/2023/05/25/shperthim-ne-zonen-e-freskut-ne-tirane/

A2 CNN Livestream

Latest Videos