All - Scripts - 1
All - Scripts - 5
All - General - 1

Eksploronte kanionin e Langaricës, humb jetën turistja gjermane në Përmet

Nga A2 CNN
31 Maj 2023, 19:53 | Kronikë
Eksploronte kanionin e Langaricës, humb jetën turistja gjermane
All - Paragraf - 1

Një turiste gjermane ka humbur jetën teksa eksploronte së bashku me bashkëshortin e saj kanionin e Langaricës në Përmet. Burime nga vendngjarja konfirmojnë se 66-vjeçarja kishte shkuar për të eksploruar kanionin në fjalë.

Policia konfirmon se humbja e jetës ka ardhur si pasojë e mbytjes, pasi reshjet e dendura të shiut kanë shtuar prurjet e ujit duke bërë që lumi Langaricë të dalë nga shtrati natyral.

All - Paragraf - 3

Trupi i pajetë i turistes është gjetur në vendin e quajtur 'Mulliri i Bënjës'.

Ndërkohë rrezikohet edhe jeta e turistëve të tjerë ne Langaricë. Policia është në vendngjarje dhe po punon për shpëtimin e turistëve të tjerë në rrjedhë.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar edhe forcat e shërbimit zjarrfikës të Bashkisë Përmet.

Njoftimi i policisë për ngjarjen:

All - Paragraf - 7

Rreth orës 18:25, shtetasi gjerman F. W., 72 vjeç dhe bashkëshortja e tij, shtetasja gjermane A. S., 66 vjeçe, kanë qenë duke vizituar me këmbë kanionin e Langaricës, Përmet.

Për shkak të prurjeve të mëdha të ujit, shtetasen A. S. e ka marrë rrjedha dhe për pasojë është mbytur, ndërsa bashkëshorti i saj ka mundur të dalë në breg.

Shërbimet e Policisë dhe ata të zjarrfikëses kanë nxjerrë nga uji trupin e pajetë të shtetases A. S.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 4

A2 CNN Livestream

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7

Latest Videos