
100 vitet e Tiranës si kryeqytet dhe 100 vite parlamentarizëm janë manifestuar në skenën e Teatrit Kombëtar me poezitë e Frashërit, Fishtës, Mjedës, Migjenit e Çajupit.
Interpretimit të aktorëve tashmë pjesë e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, që interpretuan poezitë e poetëve tanë më të mirë, iu bashkua edhe diplomati Robert Wilton. Zv/ambasadori i OSBE-së zgjodhi të ngjitej në skenë me “Fjalët e qiririt” nga Naim Frashëri dhe “Pashallarët e kuq” të Ismail Kadaresë.
Kjo shfaqje zgjodhi t’i jepte përgjigjje pyetjes se çfarë ka ndryshuar në 100 vite parlamentarizëm dhe kryeqytet. (A2 Televizion)