100 vjet kryeministër, një ekspozitë nga arkivat, kushtuar patriotit Hasan Prishtina

Nga A2 CNN
7 Dhjetor 2021, 16:34 | Aktualitet
100 vjet kryeministër, një ekspozitë nga arkivat, kushtuar

Janë 100 vite qëkur patrioti Hasan Prishtina mori detyrën si kryeministër dhe si ëndërr të tij kishte bashkimin e shqiptarëve.

Sot, në një sallë janë bërë bashkë sërish shqiptarët, Arkivi i Shtetit Shqiptar, Instituti i Trashëgimisë Kulturore të Shqiptarëve në Shkup dhe familjari i Hasan Prishtinës që udhëton në muzeun historik kombëtar për ekspozitën në emër të këtij patrioti.

E megjithatë, sipas Mehmet Prishtinës, ende i kemi disa borxhe figurës së tij. Ekspozita që vjen si një bashkëpunim mes Arkivave Shqiptare dhe Institutit të Trashëgimisë shpirtërore e kulturore të shqiptarëve në Shkup ka shërbyer edhe si një event, ku dy palët të nënshkruajnë një marrëveshje bashkëpunimi, një marrëveshje që u mbyll me shtrëngimin e duarve nga drejtori i Muzeut Historik Kombëtar që i mirëpriti. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos