Omicron edhe në Shqipëri?! ISHP, sinjale për praninë e tij, testet nisen jashtë për konfirmim

Nga A2 CNN
7 Dhjetor 2021, 16:02 | Aktualitet
Omicron edhe në Shqipëri?! ISHP, sinjale për praninë e tij,

Varianti Omicron mund të jetë në qarkullim edhe në vendin tonë. Ekspertët e shëndetit publik kanë sinjale nga laboratori dhe situata në terren për praninë e këtij mutacioni të ri. Mostrat e dyshuara janë marrë në persona të infektuar që kanë pasur histori udhëtimi  apo kontakte me individë që janë kthyer nga shtete ku është konfirmuar varianti Omicron.

Iris Hasibra, përgjegjësja e laboratorit te Virologjisë tregon se testet e dyshuar vijojnë të dërgohen në laboratorin e referencës në Gjermani për konfirmimin ose jo të variantit Omicron. Deri tani varianti Omicron është konfirmuar në mbi 38 shtete të botës. “Ne vazhdojmë të nisim kampione, jo vetëm për vlerësim nëse ka variant Omicron ose tjetër në Shqipëri”, tha ajo.

Ndërkohë që prania e tij është konfirmuar zyrtarisht në vendet fqinje, në Itali dhe Greqi. Ekspertët shohin me shqetësim bashkëqarkullimin e Deltës dhe variantit Omicron për shkaka se mbivendosja e tyre mund të krijojë mutacione më të rrezikshme. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/12/06/kercenimi-nga-omicron-alimehmeti-po-na-iken-fokusi-nga-delta-ti-ruhemi-ketij-varianti/
https://a2news.com/2021/11/29/omicron-cdo-gje-qe-duhet-te-dini-lidhur-me-variantin-e-ri-te-koronavirusit/

A2 CNN Livestream

Latest Videos